Aktualitet

Biznesi me testet e shpejtë për koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 04/04/20 |
mapo.al

Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke infektuar më shumë se një milionë vetë në të gjithë botën, firmat farmaceutike ofrojnë teste të shpejta për Coronën. Po sa të besueshme janë ato?


Ende nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë infektuar me virusin Corona dhe nuk e dinë këtë. Prandaj mbi dymbëdhjetë kompani gjermane po ofrojnë për momentin teste të shpejta për t’iu përgjigjur pyetjejes, nëse dikush është apo jo i infektuar. Këto teste pretendojnë të përcaktojnë nëse dikush ka në gjak antitrupa kundër virusit, që do të thotë se e ka kaluar infeksionin tashmë dhe është imun. Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla.


Rezultate jo të besueshme


Ministria gjermane e Shëndetësisë paralajmëron ndaj testeve të tilla për antitrupat. Sepse sikurse thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie “rreziku që testi i shpejtë të tregojë një rezultat negativ, ndëkohë që personi i testuar është shumë infektiv dhe përbën rrezik për të infektuar të tjerët, është jo i vogël.”


Coronavirus Hannover Testproben im Tiermedizinischen Labor (picture-alliance/dpa/P. Steffen)

Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush “ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm”. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur.

Problem është dhe fakti, se sipas rregulloreve aktuale të BE-së, prodhuesit “mund t’i certifikojnë vetë produkte të tilla diagnostikuese pa pasur nevojë të presin për ekzaminime të pavarura të testeve para se ato të hidhen në treg”, shkruhet në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich.

Instituti Federal për Vaksinat dhe Barna Biomjekësore njofton se vlera e këtyre testeve nuk është e garantuar dhe se “ka edhe prova për falsifikime.” BE do të marrë vendim për testimin e detyrueshëm dhe të pavarur të prodhimeve të tilla vetëm nga maji 2022.

Bundesministerium für Gesundheit - Schriftzug Bundesministerium für Gesundheit (picture-alliance/dpa/W. Rothermel)

Nga Azia në të gjithë botën

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, shumë kompani nga Azia, ofrojnë teste të tilla të shpejta në një nga platformat më të mëdha tregtare në botë, Alibaba. Hulumtimet e mediave gjermane NDR, WDR dhe “Süddeutsche Zeitung” (SZ) tregojnë që pothuajse të gjitha testet e shpejta për antitrupat vijnë nga Kina, dhe shpesh nga qyteti i Hangzhou, ku kanë selinë disa prodhues prodhimesh mjekësore.

Firma farmaceutike nga e gjithë bota i tregtojnë këto teste nën emrat dhe logot e markave të tyre. Disa syresh janë transparente dhe thonë që ato janë prodhuar në Kinë, të tjerë pretendojnë se janë prodhuar në Gjermani. Sidoqoftë testet e antitrupave nuk janë shumë domethënës për të përcaktuar, nëse dikush është imun ndaj virusit Corona, sepse kjo varet nga përqendrimi i antitrupave në organizëm dhe nga fakti se sa shpejt bie ky përqendrim. Vetëm konstatimi i antitrupave në një moment të caktuar kohor nuk mund të japë asnjë siguri për një mosriinfektim. Dw.com


Etiketa:

Pas