POGRADEC– Deputeti demokrat, Klevis Balliu i është bashkuar sot protestës së biznesit në Pogradec, të cilët në shenjë kundërshtie për TVSH kanë ulur qepenat për 60 minuta. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Balliu theksoi se marrëzia e taksave dhe e keqqeverisjes po e çon vendin drejt humnerës.
Barra e taksave bën bashkë në protestë bizneset në Pogradec.
Tregtarët kanë ulur qepenat për 60 minuta, si shenjë e mosbindje civile kundër taksave dhe barrës fiskale të qeverisë së EDVINOVIÇIT.
Opozita do të jetë gjithnjë pranë qytetarëve dhe bizneseve, të cilët kanë si burimin e vetëm financiar për familjet e tyre këto biznese.
Marrëzia e taksave dhe e keqqeverisjes po e çon vendin drejt humnerës.
NE DUHET TA NDALIM BASHKË KËTË MASKARADË.