Aktualitet

Biznesmeni Erion Mane denoncon publikisht Blendi Gonxhen për shantazh e presion














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 19/04/21 |
mapo.al

Pronari i Matias Travel, Erion Mane ka denoncuar nga presidenca, në praninë e kreut të shtetit Ilir Meta, kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme që i vijnë për shkak të bindjeve politike.






Ai ka ndarë për mediat bisedat se si biznesi por edhe familja e tij është identifikuar dhe pikasur për t’u sulmuar, pikërisht për shkak të përkatësisë politike.


Bisedat janë zhvilluar mes tij dhe drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.





Në to duket se si Gonxhe i ka dërguar në formatin e fotos postimin në rrjetin social “Facebook” – ku duket imazhi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, dhe krahas saj një shprehje e shkëputur gjatë një takimi elektoral.



Gjithashtu lexohet se si Gonxhe i drejtohet biznesmenit Mane, duke i thënë: Sipas jush jam gjethe e kalbur?!


“Ç’lidhje ka kjo me ty i them. Unë besoj i kam shkruar drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor për problemet e mia, jo Nasip Naços e Lefterit që kanë gjethe të LSI-së”, – vijoi së treguari Mane.

Më pas numri i tij u bllokua dhe nisën të më vinin fotot e familjarëve. Të motrës, të babait e të të gjitha të dhënave të tyre.”

Denoncimi i biznesmenit Erion Mane:

Më kanë ndalur shoferin dhe pse ishte në rregull. Ky është numri i Blendi Gonxhes. I kam shkruar në mëngjes. I thashë u bë dy vjet që Policia Rrugore justifikohet se drejtoria e licencimeve nuk na ka vënë në dijeni për heqjen e certifikatës turistike. Më pas më tha është gabim i policisë. Më pas i thashë se u bë mbi një vit që paguajmë tetë milion lekë për të njëjtën gjë. Jo më thotë, s’duhet të paguani asnjë lekë dhe më pas më thotë që po lidhet me drejtorin. Më pas më komunikoi Olsi, drejtori dhe më tha ke të drejtë, po vihemi në lëvizje të gjejmë një zgjidhje.

Më shkroi sërish dhe më tha ç’domethënë që ke paguar 8 mln lekë sepse do merrem personalisht me ta. Më dërgo të gjithë gjobat, më tha. Më dërgon dhe aktin pastaj, që do të thotë që jam i rregullt. I them që është e rëndësishme që t’i njihni problematikat tona. Mos paguani asgjëkundi më thotë se do të vijë personeli ynë me ty që të marrë letrat. Në orën 09:24 të ditës së shtunë ka qenë ky shkrim. Më pas ky person që më dha të drejtë, më çon një foto që kisha publikuar unë, ku ishte Monika Kryemadhi, bashkë me një thënie të saj.

Krah fotos shkruhej: Që një lule të rritet duhet herë pas here t’i shkulësh gjethet e kalbura, ndryshe të infekton të gjithë kopshtin. Më thotë sipas jush jam gjethe e kalbur. Ç’lidhje ka kjo me ty i them. Unë besoj i kam shkruar drejtorit i thashë, jo Nasip Naços e Lefterit që kanë gjethe të LSI-së. Më pas i shkela syrin. Më pas numri i tij u bllokua dhe nisën të më vinin fotot e familjarëve. Të motrës, të babait e të gjitha të dhënave të tyre. Le të jem unë kurbani i parë i kësaj gjëje. 

 

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi edhe pasditen e sotme se çdo 3-4 orë do të den0ncojë fakte tronditëse në lidhje me patronazhistët e Partisë Socialiste. Risjellim në vëmendje se Meta i konsideron fuksa të regjimit të kaluar ndërsa kryeministrin Edi Rama, kryefuks.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas