Aktualitet

Biznesmeni homoseksual Elton Ilirjani, infektohet me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 28/03/20 |
mapo.al

Biznesmeni homoseksual, Elton Ilirjani ka zbuluar se është infektuar me koronavius. Ai rrëfeu se kontraktoi virusin kur udhëtoi drejt New York duke menduar se ishte më i sigurtë se në Shqipëri.


Biznesmeni u shpreh se për 12 ditë qëndroi në spital duke treguar edhe simptomat që përjetoi.


Kam rreth 14 ditë që janë mbyllur në shtëpi. U largova nga Shqipëria për të qenë më i sigurtë në New York, po shkova në gojën e ujkut. Këtu njerëzit ishin infektuar dhe nuk e dinim. Kalova 12 ditë në shtrat në kontakt me doktorët online. Nuk arrita dot të bëja asnjë test. Ishte shumë e sigurt. Edhe dy kushërirat e mia me bashkëshortët e tyre rezultuan pozitive. Fillova me një ngacmim në fyt, një gudulisje e lehtë. Të nesërmen filloi të më dhimbte fyti dhe mbasdite kisha temperaturë. Unë asnjëherë nuk kam pasur temperaturë, 10 vitet e fundit.


Filloi kolla, 2 netë kalova pa gjumë me një dhimbje të madhe në mushkëri. Kisha dhimbje trupi, kollë e vazhdueshme, dhimbje koke, më dukej sikur po më shpërthente koka. Më kapi edhe paniku. Detaj që i vuri vulën ishte që pata humbje të nuhjatjes dhe shijes për 13 ditë. Nuk ndjeja më asgjë. U izolova vetëm në shtëpi me qenushen time,”– tha ai në një live në SKYPE me “Ftesë në 5”.



Etiketa: ,

Pas