Biznesmeni Pecorelli është gjallë, misteri nis tani

Një lajm i mirë ka mbërritur sot nga Italia. Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i zhdukur prej 8 muajsh në zonën e Pukës në Shqipëri, është gjendur në një anije në brigjet e Livornos. Mësohet se këtë lajm e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, e cila ka komunikuar përmes celularit me të. I ati i Davides, shprehet se mezi pret ta takojë të birin. Deri këtu, të gjithë jemi të gëzuar që biznesmeni është i gjallë, pasi për fatin e tij janë ngritur shumë dyshime, nga përfshirja në aktivitete kriminale, tek vrasja për konkurrencë. Tashmë dyshime më të forta janë ngritur. Misteri nis tani

Kujtojmë se biznesmeni Italian u zhduk në fillim të këtij viti në Pukë. Ai me miqtë e tij shprehej se do të takonte disa biznesmenë të tjerë në Shqipëri për të zhvilluar bizneset estetike, e kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në vendin tonë. Më 6 janar, Pecorelli nuk përgjigjet në celular, familjarët humbin gjurmët. Nisin kërkimet.



Misteri – kujt i përkisnin eshtrat?
Pas zhdukjes së tij, një mjet u gjet i djegur në Pukë, mjet i cili ishte marrë me qira nga Pecorelli. Brenda saj u gjendën sendet personale të biznesmenit, raportohej në media asokohe, e çka ishte edhe prova më e fortë, eshtrat e shkrumbuara të gjetura brenda në makinë. Misterioze si çështje. Të kujt ishin eshtrat? Çfarë kockash ishin? Mos ndoshta Pecorelli inskenoi gjithçka? Nuk dihet nëse këto pyetje do të marrin përgjigje.

Ç’ndodhi me analizën e ADN-së?
Pas këtij lajmi, autoritetet italiane thanë se do të zhvillonin hetime në vendin tonë. Ndërsa, autoritetet shqiptare u treguan të gatshëm të bënin analizën e ADN-së së eshtrave të gjetura.
Më pas, autoritetet italiane kërkuan mostrën e ADN-së për të bërë krahasimin me vëllain e Pecorellit. Por përgjigja mbeti një mister. Kujt i përkiste kocka e gjetur? Pse autoritetet heshtën? Sërish e pakuptueshme.

Si përfundoi në Itali?
Sot, lajmi sigurisht që i gëzoi të gjithë, pasi u tha se biznesmeni ishte gjallë. Por si përfundoi ai në brigjet e Livornos? Këtë pritet ta thotë vetëm Pecorelli, nëse ai do të pranojë të flasë për mediat vendase./M.Ç., – Mapo.al/

LEXO EDHE:

Makina iu gjet e djegur në Pukë, biznesmeni italian Pecorelli është gjallë


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252