Kryesore

Biznesmeni shqiptar i plagosi motrën me thikë, kapiteni i Mançester United konfliktohet ashpër në Mykonos














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 24/08/20 |
mapo.al

Mbrojtësi anglez, Herru Meguajer u konfliktua dhunshëm me një grup të rinjsh shqiptarë. Kjo pasi një biznesmen shqiptar goditi me thikë në krah motrën e tij, të quajtur Dejzi. Shkaku i sulmit ka qenë se e reja refuzoi të dilte me të. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik The Sun.






Media e njohur thotë se Meguajer është hedhur në sulm menjëherë, ndërsa në ndihmë të biznesmenit shqiptar u përfshinë dhe disa shqiptarë të tjerë.


Një burim nga Mikonosi, ku ndodhi ngjarja, raporton se lojtari i Anglisë tentoi të çonte në spital motrën e tij me taksi, por u konfliktua dhe me një polic, i cili ishte veshur civil.







Më pas ai u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për policinë nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se Meguajer është kthyer në atdhe.



1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas