Aktualitet

Bjellorusi – Tikhanovskaya krijon një qeveri hije








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:51 - 30/09/20 |
mapo.al

Ish-kandidatja bjelloruse për presidente, Svetlana Tikhanovskaya ka nisur të formojë një qeveri hije, sipas kanalit të saj në Telegram.


“Tikhanovskaya emëroi Garri Pogonyailo, një avokat i shquar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, komisioner për të drejtat e njeriut, ndërsa Ales Alekhnovich u emërua komisioner për reformat ekonomike”, thuhet në deklaratë.


Pogonyailo ka punuar si avokat në shumë çështje të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, përfshirë rastet e gazetarëve Pavel Sheremet dhe Dmitri Zavadsky.



Ai ishte nënkryetar i Komitetit bjellorus të Helsinkit për më shumë se 20 vjet.


Alekhnovich është nënkryetar i qendrës së analizës CASE-Bjellorusi, e cila studion ekonominë dhe zhvillon reformat ekonomike për Bjellorusinë.


“Regjimi i Aleksander Lukashenkos nuk është vetëm i paligjshëm, por ai nuk i kryen më detyrat e tij. Ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë teksa shikojmë vendin e zhytur në krizë”, theksoi Tikhanovskaya.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas