Bjellorusia ka shpallur së fundmi listën e vendeve që i konsideron jo miqësore dhe mes tyre përfshihet edhe Shqipëria.
Lista përfshin Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.
Sipas dekretit të nxjerrë nga qeveria bjelloruse, këto vende po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjellorusë”.
Disa kohë më parë, ishte vetë qeveria ruse që miratoi listën e vendeve dhe rajoneve jomiqësore, ku aty kishte përfshirë edhe Shqipërinë.