Aktualitet

Bjellorusia: Fluturimi u devijua pas një kërcënimi për bombë nga Hamasi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 24/05/21 |
mapo.al

Bjellorusia ka deklaruar sot se fluturimi LH1487 u devijua pas një mesazhi kërcënimi nga grupi militant i Hamas-it. Sipas tyre, Hamasi kërcënoi që do të hidhte në erë avionin mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë nëse Bashkimi Evropian nuk dënon Izraelin për konfliktin në Rripin e Gazës






Drejtori i Ministrisë së Transportit në Bjellorusi Artem Sikorski tha se në mësazh shkruhej: “Ne, ushtarët e Hamasit, kërkojmë që Izraeli të ndalojë zjarrin në sektorin e Gazës.


Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të ndërpresë mbështetjen e tij për Izraelin (…) nëse kërkesat tona nuk plotësohen, një bombë do të shpërthejë (në bordin e avionit Ryanair) mbi Vilnius.”







Deklaratat e Sikorski-t vijnë ndërsa Bjellorusia po përballet me kritika globale pasi detyroi një fluturim nga Athina për në Lituani në të cilin udhëtonte gazetari opozitar Roman Protasevich.




Ky i fundit, u arrestua pas uljes së avionit. Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar devijimin e fluturimit dhe arrestimin e Protasevich.



LEXO EDHE:

Nga Athina në ferr, kush është i riu për të cilin Lukashenko mori peng avionin

1


Etiketa: , ,

Pas