Aktualitet

Bjonde apo brune? Përgjigjet Capital T














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 09/02/21 |
mapo.al

Në llogarinë e tij në Instagram, Capital T vendosi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve. Kushti ishte një dhe i vetëm: pyetje sa më qesharake dhe gazmore! Në mesin e tyre, dikush mendoi të përfitonte nga situata dhe pse jo, të shuante kureshtjen se cilat preferon artisti: bjondet apo brunet?






Përgjigjja nuk mungoi:


“Zeshkaneeee, si braziliane”, shkroi True Kapo, duke cituar kështu një prej vargjeve të këngës së tij.







Kështu, fansat shfrenuan imagjinatën dhe ia nisën me dilemat:



“Qeni që leh a të ha?”



“Më i rëndë 1 kilogram pambuk apo 1 kilogram hekur?”

e me radhë…

Kujtojmë se në fillim të janarit u përfol tejmase prishja e marrëdhënies së tij me Don Phenom-in. Ky i fundit hoqi papritur nga lista e ndjekësve reperët Ledri, Gjiko dhe Capital T. Madje, ai mori vëmendjen me postimin e fundit në InstaStory, ku shprehej se i kishte hequr nga lista e ndjekësve dhe do t’i hiqte maskat publikisht. Don Phenom i quante djemtë “hejtera”, të cilët nuk e kishin mbështetur në projekte, por la të kuptohej se ka diçka më shumë se kaq me ta.

Ai tha se këta reperë i dhurojnë respekt para fytyrës, por e bëjnë këtë vetëm për interes.

“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”.

1


Etiketa:

Pas