Aktualitet

BKH mbyll fazën e katërt për përzgjedhjen e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 27/10/20 |
mapo.al

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur fazën e katërt për 103 kandidatë, që konsistonte në shkrimin e një eseje.


Pas kësaj faze, kandidatët do t’i nënshtrohen intervistës, poligrafit (makina e së vërtetës) dhe më pas vettingut, vlerësimit të kontrollit të pasurisë së tyre, si edhe të familjeve.


Rezultatet e makinës së të vërtetës do t’i komunikohen një e nga një kandidatëve. Megjithatë, kush nuk kalon Vettingun, edhe pse ka kaluar testin në makinën e së vërtetës, do të skualifikohet.



Nga 103 kandidatë do të zgjidhen 60 që do të bëhen pjesë e FBI-së Shqiptare.


Zgjedhja e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i hapë rrugë përzgjedhjes së zv.drejtuesit të këtij Institucioni, kjo sepse sipas ligjit, zëvendësi do të zgjidhet mes tyre.



Etiketa: , ,

Pas