Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

BKT drejtoi tryezën e organizuar nga Euromoney

by mapo.al
19/01/2017
in Politika
0

BKT

BKT DREJTOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË SHQIPËRISË NË FORUMIN PËR EUROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY
Vjenë, Austri (19 Janar, 2017) – Më 17 dhe 18 Janar 2017, Konferenca Euromoney, me rastin e organizimit të Forumit të 22-të për Europën Qendrore dhe Lindore, u ndoq nga më shumë se 1,000 politikë-bërës, lider të korporatave, financierë dhe investitorë. Shpesh e vlerësuar si një nga eventet më të mira të “networking” për këdo me interes në Europën Qendrore dhe Lindore, Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për investitorët dhe politikë-bërësit, nga brenda dhe jashtë rajonit, për të mbledhur dhe ndarë mendime, si edhe për të diskutuar mbi perspektivën ekonomike të Europës Qendrore dhe Lindore për vitet në vazhdim.



Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizoi dhe organizoi për të dytën herë radhazi tryezën e rrumbullakët të Shqipërisë me temën “Shqipëria, drejt pozicionimit, si rritja më e shpejtë e ekonomisë në Ballkan për 2017”, me pjesëmarrje të Ministrit të Financave, Z. Arben Ahmetaj, Zëvendës Guvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë, Znj. Elisabeta Gjoni, Presidentit të Bankës së Tregtisë & Zhvillimit të Detit të Zi, Z. Ihsan Ugur Delikanli dhe Drejtorit të Përgjithshëm & Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil.

Euromoney Conference 2017

Gjatë takimit, Z. Pencabligil, prezantoi shkurtimisht disa nga treguesit ekonomik dhe financiarë të Shqipërisë, duke treguar optimizëm mbi përmirësimet dhe zhvillimet e fundit pozitive në vend. Ai u shpreh pozitivisht mbi sistemin bankar në Shqipëri, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 16%, dhe nënvizoi iniciativën e fundit të Qeverisë, Partneriteti Publik Privat (PPP), e promovuar nga vetë Kryeministri, Z. Rama, i cili është shprehur së fundmi, për një vazhdimësi të projekteve PPP, në një vlerë rreth 1 miliard euro gjatë 3 viteve të ardhshme, të cilën sistemi bankar shqiptar është i gatshëm ta mbështesë dhe financojë.

Ministri i Financave, Z. Ahmetaj, konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare, me një parashikim rritjeje prej 3.7-3.8% të PBB për vitin 2017, dhe duke theksuar me bindje të plotë se nëpërmjet investimeve PPP, kryesisht në sektorët e infrastrukturës, edukimit dhe shëndetësisë, Shqipëria do të ketë mundësi të realizojë rritje deri në 6% të PBB. Ai vazhdoi më tej, duke përmendur disa nga reformat më të rëndësishme që Qeveria aktuale ka ndërmarë në sektorë të ndryshëm, si energjia, ndarja administrative, administrimi publik, klima e biznesit dhe drejtësia. Ai ftoi investitorët, duke nënvizuar se investimet e huaja direkte në Shqipëri janë aktualisht 9.2% e PBB, një rekord krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si dhe duke theksuar progreset e bëra nga Shqipëria në renditjet ndërkombëtare të disa treguesve, si klima e biznesit dhe taksat.

Zëvendës Guvernatori i Parë i Bankës së Shqipërisë, Znj. Gjoni, u fokusua në evidentimin e treguesve kryesorë së ecurisë në Shqipëri, analizimin e faktorëve të rritjes si edhe në parashikimin e perspektivës së ekonomisë Shqiptare në vitet e ardhshme. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka qenë një nga shtetet me performancë më të mirë në rajon, para dhe pas krizës, duke evidentuar faktorët kryesorë që kanë ndikuar pozitivisht. Ajo shtoi se perspektiva për Shqipërinë është e qëndrueshme, duke qenë në një trajektore pozitive dhe në një rrugë të qartë drejt konvergjencës në BE. Ajo përfundoi fjalimin e saj, duke nënvizuar se reformat dhe politikat e ndërmarra nga Qeveria do të bëjnë të mundur pozicionimin e Shqipërisë si vendi me rritjen më të shpejtë të ekonomisë në rajon.

  1. Delikanli, shtoi se Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Detit të zi, e cila ka treguar një ecuri pozitive pavarësisht ndikimeve nga situatat ekonomike të vendeve fqinjë gjatë viteve të krizës. Ai nënvizoi, bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Bankës së Tregtisë & Zhvillimit të Detit të Zi, duke theksuar se ka akoma vend për përmirësime dhe se në 2015-2018, Banka ka planifikuar të investojë afërsisht më shumë se 100 milion euro. Ai vazhdoi duke treguar gadishmërinë e Bankës për t’u përfshirë në financimin e projekteve PPP, bazuar edhe në eksperienca të mëparshme në vende si Turqia dhe Greqia.

Tryeza e rrumbullakët pati sukses, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve, të cilët drejtuan pyetje drejt panelit. Për më tepër, investitorët dhe institucionet financiare nga Shqipëria, të cilët morën pjesë në konferencë, patën mundësi të mëdha për t’u takuar me përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie biznesi.

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Protesta e opozitës/ The Washington Post: Opozita shqiptare kryeson protestën kundër qeverisë
Kryesore

Berisha cakton protestën kombëtare të radhës, më 3 mars do të dalin sërish në Bulevard

14/02/2023
Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit
Politika

Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

13/02/2023
Next Post
Femra e kolme më seksi në botë çmend fansat me këto foto

Femra e kolme më seksi në botë çmend fansat me këto foto

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In