Aktualitet

“Black Lives Matter” përtej Atlantikut, si përjetohet racizmi në Francë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 20/06/20 |
mapo.al

Skena e një polici që vë gjurin në qafën e George Floyd është e padurueshme për t’u parë nga Mathilla Diagana. Me lot në sy, ajo shikon skenën në video, e cila u bë virale në të gjithë botën.


“Është e tmerrshme mënyra se si ai bërtet. Nuk mund ta kuptoj sesi është e mundur që dikush mund ta bëjë këtë gjë”, thotë ajo. “Duke parë këtë video, si mund të thuhet akoma nga njerëzit që nuk ka racizëm brenda Policisë. Këtu është gjithçka e qartë”.


Incidenti i 25 majit shkaktoi protesta të mëdha dhe të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera. Ekzaminuesit mjekësorë këtë çështje e etiketuan si vrasje dhe oficeri Derek Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.


Studentja 19-vjeçare franceze jeton mijëra kilometra larg nga Mineapolis, megjithatë si një njeri me ngjyrë në një vend ku shumica e njerëzve janë të bardhë, incidenti i Floyd u ngulit thellësisht në shpirtin e saj .


Diagana ishte një nga qindra mijëra njerëz larg Shteteve të Bashkuara të cilët vendosën të dilnin dhe të protestonin pas vdekjes se Floyd.

Shumë prej tyre janë nga pakicat etnike, dhe tregimet e tyre personale – të diskriminimit dhe dhunës policore – ndihmojnë të shpjegojnë pse slogani “Black Lives Matter” është shndërruar në një britmë globale.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas