Aktualitet

Bledi Çuçi: Shqipëria shumë herë më e sigurt se disa vite më parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 21/07/21 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve në SHBA në pikën kufitare të Kakavijës se Shqipëria është sot një vend shumë më i sigurt se disa vite më parë. Ai u shpreh se cilësia e shërbimeve është në nivel dhe Shqipëria renditet mes vendeve me ruajtjen më të lartë të kufijve.






“Në Kakavijë ka pasur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE.


Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia e 3 shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë.

Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30-vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë por edhe të jetë një vend me siguri të lartë.



Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve duke ndikuar me atë standard ku ndodhemi sot.



Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e frontex, ka rritur standardin e sigurisë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:

Yuri Kim: Tregohuni të zgjuar e të pamëshirshëm përballë krimit, SHBA krah jush

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas