Aktualitet

Blendi Gonxhe, më i akuzuari nga drejtorët, së fundmi ka vendosur haraçin e vendit të punës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 03/06/20 |
mapo.al

Një nga drejtorët më të denoncuar për korrupsion dhe afera të rilindjes, është Blendi Gonxhe, prej dy vitesh në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, ose tek patentat, siç e njohin në gjuhën e përditshme.


Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka bërë dhjetra akuza ndaj tij, referuar dëshmive që i shkojnë, kryesisht nga punonjës të kësaj strukture, ose nga njerëz të larguar nga detyra.


Interesante është se vetë Gonxhja, nuk ka reaguar lidhur me këto denoncime.


Në një rast, Sali Berisha bën një grafikë, se sa rryshfet merr Gonxhja prej inspektorëve nga provimet e lejeve të drejtimit, në gjithë vendin. Ja çfarë shkruan, nisur nga një dëshmi që i ka shkuar atij.


Blendi Gonxhja te DPSHTRR, merr nga inspektoret e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo me pak se 350 milionë lekë.

Konkretisht, nga:

Tirana, 60 milionë

Fieri, 35 milionë

Durrësi, 30 milionë

Elbasani, 25 milionë

Korça, 16 milionë

Laçi, 20 milionë

Kukësi, 15 milionë

Dibra, 10 milionë

Shkodra, 25 milionë

Vlora, 8 milionë

Gjirokastra, 4 milonë

Saranda, 3 milionë

Sali Berisha po ashtu ka shpjeguar edhe skemën se si merren paratë dhe ku shkojnë, tek një familjar i Blendi Gonxhes. Ky është një rryshfet, i përmuajshëm, bën të ditur ai. Po ashtu, ish-kryeministri, e ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të DSHTRR, edhe për disa afera të tjera.

Më e spikatura, është ajo që, edhe pse Gonxhe është në krye të drejtorisë së transportit, ai vetë ka një kompani mjaft të fuqishme transporti, dhe makinash që jep me qira, që është në fakt e njohur pasi i ka edhe zyrat në bllok. Nëse ky nuk është konflikt interesi, atëherë nuk duhet se kush mund të jetë.

Afera tjetër për të cilën ai është akuzuar publikisht nga Berisha, është ajo e rinkonstruksionit të godinës, një tender që e ka zhvilluar në vitin 2019, edhe pse në fakt, kishte vetëm një vit që zyrat e DSHTRR, ishin rikonstruktuar. Godina ishte shumë funksionale dhe pothuajse e re, por sërish, duheshin hedhur disa qindra milionë në një tender me siguri me fitues të paracaktuar. Berisha i referohet një njoftimi të postuar në faqen e DSHTRR.

Por një prej bëmave më të mëdha të këtij zyrtari që qendron gjithnjë në hije, është ajo që prej drejtorëve rajonalë të kësaj strukture, quhet taksa e punës. Disa prej këtyre, kanë filluar të ankohen sepse Gonxhe e ka rritur shumë pazarin. Bëhet fjalë për të paguar deri në 20 mijë euro në muaj për të mbajtur postin. Kush nuk kollitet, zëvendësohet.

A mundet një funksionar me kaq shumë akuza, dhe kaq shumë i përfolur të qendrojë gjatë në zyrë, dhe të vijojë të mbledhë sa të mundet, për veten dhe bosat e tij? Kjo ndodh vetëm kur ke mbështetjen dhe bekimin e shefit të madh. Një raport i çuditshëm ky i Gonxhes me Ramën, i cili herë e largon, e herë e merr, sipas stinës, sezonit, ose nevojave për shuma të majme.

 

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas