Blendi Fevziu iu është kundërvënë mbrëmjen e djeshme 3 prezantueseve të njohura televizive shqiptare, për abuzimin me operacionet plastike. Ai nxori në ekran fotot e tyre, duke u kujdesur që të mos ia ofronte publikut të gjerë portretin e plotë. E megjithatë, nuk u kursye me komentin e tij, që lidhej ngushtë me temën e bisedës: Koncepti i së Bukurës.
“Këto janë buzët e 3 prezantuesve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj ,njësoj komplet. Domethënë duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit edhe të mjekut estetik”-u shpreh Blendi Fevziu.