Dy të rinj grekë u arrestuan nga policia me 95 kilogramë droge, që dyshohet se e kishin marrë në Shqipëri. Operacioni policor u zhvillua në autostradën Janinë-Kozan. Të arrestuarit e moshës 22 dhe 24 vjeç po e transportonin drogën me makinë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 40 pako me peshë totale 94 kg e 800 gr. Dy të rinjtë grekë iu dërguan autoriteteve të drejtësisë në Janinë me akuzën e trafikut të drogës. Autoritetet besojnë se dy të rinjtë grekë e kanë marrë lëndën narkotike në zonat kufitare të Shqipërisë dhe më pas kanë hyrë përmes rrugëve dytësore në territorin grek.
Mediat fqinje bëjnë të ditur se nëse marijuana do hidhej në tregun grek, do të kapte një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh.