Eshtrat e dy fëmijëve të vegjël u gjetën në valixhe të nxjerra në ankand nga një magazinë në Auckland, Zelandë e Re, më 11 gusht
Policia nisi një hetim për vrasje më 12 gusht, pasi një familje e Auckland bleu valixhet në një ankand në internet. Kur i erdhën në shtëpi, ata bënë zbulimin tronditës dhe lajmëruan policinë. Policia tha se familja nuk është e lidhur me vdekjet.
Sipas inspektorit Tofilau Faamanuia Vaaelua, trupat mund të kenë qenë në valixhe prej vitesh, ndërsa viktimat thuhet se janë nga pesë deri në dhjetë vjeç.
“Trupat u fshehën në dy valixhe me përmasa të ngjashme … Unë besoj se valixhet kanë qenë në ruajtje për disa vite,” tha ai, duke shtuar se ka të ngjarë të jetë midis tre deri në katër vjet.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se kur, ku dhe si kanë vdekur fëmijët.
“Ekzaminimi ynë pas vdekjes ende nuk ka përfunduar, padyshim që ka sfida,” tha ai.
Vaaelua tha se kishte arsye të besonte se fëmijët kenë të afërm në vend, të cilët mund të mos e dinë se të dashurit e tyre kanë vdekur.
Me valixhet u gjetën sende shtëpiake dhe personale, të cilat policia po i përdorte në hetimin e saj për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.
“Përditësimi i sotëm do të jetë jashtëzakonisht shqetësues për komunitetin që ta dëgjojë,” tha Vaaelua.
“Shumë prej nesh [oficerët e policisë] jemi prindër dhe kemi një punë për të bërë dhe po bëjmë çmos për të përfunduar hetimin dhe për të identifikuar viktimat.”