fbpx

ShowBizz

Blerim Destani dhe De Niro bashkojnë duart si ‘Shqiponjë’ (Foto)





               Publikuar në : 19:11 - 03/12/19 |
mapo.al

Tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të 26 nëntorit ka bërë bashkë shumë shqiptarë, personazhe të njohur të botës së televizionit, sidomos ato që jetojnë jashtë-shtetit. Solidarizimi, patriotizmi dhe ndjenja e nacionalizmit ka qenë e madhe.


Së fundmi, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Blerim Destani, aktori i njohur nga Tetova, është shfaqur bashkë me aktorin legjendar të ‘Hollywood-it’, Robert De Niro. Në foto ata shihen të dy të qeshur, dhe kanë bashkuar duart në formë shqiponje. Foto është realizuar gjatë xhirimeve të filmit ‘Comeback Trail’.



Duhet thënë se babai i Blerim Destanit, një njeri i njohur i biznesit në Maqedoninë e Veriut, ka dhuruar 3 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.



Etiketa: , ,

Pas