Aktori Blerim Destani është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.
Së fundmi Blerimi është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”. Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt.
Blerimi ka rrëfyer se punën me aktrimin e ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në një film me aktorë të famshëm.