Dita e 1 Prillit e njohur si “Dita e gënjeshtrave”, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit.
Origjina e saj wshtw e pazbardhur mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin.
Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.
E një ndër shakatë më të bukura të publikuar në rrjetet sociale me rastin e kësaj date të shënuar në kalendar, e ka sjellë aktori Blerim Destani.
Në fakt, ai ka publikuar një bisedë imagjinare mes një çifti që flet për tradhtinë bashkëshortore.