Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Blerina Bombaj: Frutat e perimet që frenojnë zhvillimin e kancerit

by mapo.al
13/11/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Dietologia: Për mbi 250 të këtyre studimeve epidemiologjike vërtetojnë lidhjen e konsumit të këtyre ushqimeve bimore me mbrojtjen kundër kancerit.

Këshilla më e përhapur e dietologëve është: hani sa më shumë fruta -perime. Madje edhe një fëmijë të vogël po të pyesësh cili është ushqimi i shëndetshëm, do të thotë perimet, frutat. Edhe pse në mendje do të kenë çokollatat. Jo më kot ka dalë kjo këshillë. Dietologe klinike Blerina Bombaj, paraqet disa studime të cilat vërtetojnë lidhjen e konsumit të fruta-perimeve me një shëndet më të mirë dhe me mbrojtje kundër sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti.

Për mbi 250 të këtyre studimeve epidemiologjike vërtetojnë lidhjen e konsumit të këtyre ushqimeve bimore me mbrojtjen kundër kancerit.

Në një studim në vitin 2008 të publikuar në revistën “Cancer Prevention”, studiuesit vendosën të vëzhgojnë efektin që kishin ekstraktet bimore nga perime të ndryshme, nga ato më të zakonshmet të përdorura, në shumimin e qelizave tumorale; konkretisht, për kancerin e trurit, stomakut, veshkave, prostatës, gjirit dhe mushkërive.

Cili ishte rezultati?

Qelizat kanceroze të prostatës dhe të stomakut ishin më shumë sensitive ndaj përbërësve bimorë të këtyre perimeve. Ndërsa qelizat kanceroze të veshkave, të mushkërive dhe të pankreasit ishin më pak sensitive ndaj tyre.

Krahas familjes së kryqëzorëve, më të fuqishmet kanë qenë ekstraktet e hudhrës të pasuara nga preshi, qepa e njomë dhe qepa e thatë. Përbërësi me forcën antitumorale më të madhe ishte hudhra.

Me efektin antitumoral më të lartë u renditën edhe lakra kei ose lakra jeshile, lakra e Brukselit, lakra e bardhë, spinaqi dhe preshi. Po ashtu me një efekt të lartë antitumoral u renditën edhe perimet; asparagët, panxhari, lulelakra, lakra e kuqe, rrepa, qepa, brokoli dhe mashurkat.

Për çudinë tonë me një efekt të dobët frenues kundër shumimit të qelizave antitumorale janë renditur; karota, kungulli i verdhë, speci jeshil, sallata jeshile, kastraveci, finokio, radikio dhe patatja.

Një tjetër veçanti e këtyre studimeve ishte se forca antioksiduese e perimeve në fjalë nuk përkonte gjithmonë me forcën antiproliriferative, pra me forcën frenuese kundër shumimit të qelizave kanceroze. Por kjo nuk do të thotë se perimet që kanë forcë të lartë antioksiduese nuk vlejnë,  thjesht forca antioksiduese vepron në uljen e veprimtarisë kancerogjene me një mekanizëm indirekt. Ndërsa në këtë rast forca antishumim e qelizave kancerogjene u konstatua në veprimin direkt.

Patatja, karota, domatet, kastraveci, domatet dhe sallata jeshile ishin ushqimet që kishin efektin më të dobët antitumoral.

Për pataten rezultoi një efekt mbrojtës ndaj qelizave të prostatës dhe të gjirit. Për domaten një efekt kundër shumimit të qelizave kancerogjene vetëm të atyre të prostatës, ndërsa për karotën asnjë efekt.

Në familjen e kryqëzorëve lakra e Brukselit rezultoi të ketë efektin maksimal kundër qelizave kancerogjene të veshkave, qeliza të cilat ishin shumë pak sensitive ndaj këtyre ekstrakteve bimore. Këto studime vunë në pah se lloje të ndryshme bimësh kanë efekt të ndryshëm në lloje të ndryshme të kancerit.

Portokalli dhe speci jeshil nuk patën efekt ndaj asnjë lloj kanceri tjetër përveç atij të prostatës por ama atje efekti i tyre ishte me 75%. Ndërsa rrepa e kuqe nuk pati efekt në qelizat e tjera përveçse në kancerin e stomakut ku efekti i saj ishte 100% frenues, pra i jashtëzakonshëm.

Do të thoni ju përse mjekësia akoma nuk ka zbuluar apo nuk ka krijuar një kapsulë e cila mund të përmbledhë gjithë këto fitokimikate të vërtetuara në veprimtarinë e tyre mbrojtëse?!

Sepse në këtë pikë njeriu dhe laboratorët që ai punon nuk janë të aftë të kopjojnë apo të krijojnë natyrën. Sepse këto fotokimikate në ambientin e tyre natyral në ushqimin e papërpunuar nuk dihet akoma se si bashkëveprojnë me njëri–tjetrin dhe japin këto rezultate të cilat nuk i imitojmë dot, për këtë arsye marrja e gjithë këtyre ushqimeve si një pjesë e rëndësishme e dietës së përditshmërisë sonë është një nga mënyrat për parandalimin dhe përhapjen e kancerit.

Të mos harrojmë se mbretërit e këtyre studimeve ishin frutat dhe perimet që përdoren në kuzhinën tonë sikurse janë: qepa, hudhra, qepa e njomë, preshi, lakra, lulelakra, spinaqi dhe brokoli.

Tags: Blerina Bombajfrutatkanceriparandalimiperimetrekomandimet

JU SUGJEROJME

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut
Kryesore

Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut

16/05/2022
Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
Aktualitet

Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

16/05/2022
Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri
Aktualitet

Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri

16/05/2022
Next Post
Gjuhëtari – Shqiptarët e Kosovës janë autoktonë, shpjegimi i Carlo Tagliavinit

Gjuhëtari - Shqiptarët e Kosovës janë autoktonë, shpjegimi i Carlo Tagliavinit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment
  • Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
  • Ja se kush është kryeministrja e re e Francës
  • Banorët e Skavicës në protestë: Rama mos luaj me Dibrën!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In