Moderatori Ermal Peçi, i cili ka ironizuar blerjen e klikimeve përmes këngës më të fundit të publikuar nga Madonna dhe Maluma, duket se ka marrë një mesazh në lidhje me këtë çështje nga diva e muzikës pop.
“3 milion për 24 orë? Kaq pak për 2 emrat më me influencë? Këngëtarët tanë shkojnë miliona për një orë. Madonna, do ndihmë?”- ka shkruar Ermali në “Insta Story”, teksa etiketuar dy këngëtarët e famshëm.
Por siç duket nga fotografia tjetër e postuar e moderatorit, Madonna e ka marrë reagimin e Ermalit si të mirëqenë. “Hej Ermal, unë nuk pëlqej të blej klikime, e di është një tendencë shqiptare, por jo për mua”– ka shkruar mbretëresha e muzikës pop.