fbpx

Aktualitet

Blerja e “S-400” nga Rusia, tensione mes SHBA-së dhe Turqisë





               Publikuar në : 14:58 - 21/07/19 |
mapo.al

Shtetet e bashkuara të Amerikës shprehen të zhgënjyera me Turqinë në lidhje me blerjen e sistemit ajror të mbrojtjes nga Rusia. Përmes një telefonate sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shprehur zhgënjimin e SHBA-së Shteteve të Bashkuara ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.


Komponentet e para të sistemit rus të mbrojtjes S-400 kanë arritur në Turqi ditë më parë, gjë që ka shkaktuar tensione midis dy aleatëve të NATO-s. Që në fillim SHBA-ja dhe zyrtarët e NATO-s kanë kundërshtuar përfshirjen e Turqisë në blerjen e sistemit të mbrojtjes nga Rusia, duke e konsideruar të papërshtatshëm me sistemet ushtarake të Aleancës Veri-atlantike.



Ndërkohë nga ana tjetër Uashingtoni kishte paralajmëruar se blerja e këtij sistemi pason sanksione si dhe bllokimin e blerjes së avionëve F-35 nga SHBA.


Gjithashtu Pentagoni njoftoi se pjesëmarrja e Turqisë në programin e furnizimit me aeroplanë ushtarakë amerikanë F-35 është e pamundur, për shkak të instalimit të sistemit rus.Ligjvënësit në Uashington kanë thënë këtë javë se presidenti Donald Trump duhet të vendosë sanksionet duke u bazuar në ligjet e SHBA-së, dhe të ndëshkojë ata që bëjnë biznes me ushtrinë ruse.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas