Kryeministri Edi Rama doli sot para shqiptarëve në një deklaratë të gjatë për mediat ku shpjegoi arsyet se pse do të vazhdojë të qeverisë edhe pa opozitën në parlament. Duke u ndalur specifikisht tek skandali i blerjes së votave që u publikua nga Zëri i Amerikës, Rama u shpreh: “Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret zotit që të mbrojë Shqipërinë nga blerësit e votave them se i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhjet, sepse po të ishte kështu, Monika Kryemadhi sot do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave”.
Lexo edhe: Rama: S’kam arsye për tu larguar