Të tjera detaje dalin në dritë nga dëshmia e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia në Kombinat që tronditi mbarë opinionin publik, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre.
Blerta ka rrëfyer përpara grupit hetimor se kur ndërroi jetë motra e saj, Anisa dhe nëna, Zhaneta Josifi.
Sipas dëshmisë së Blertës, motra e saj kishte ndërruar jetë në 27 mars të 2019-ës dhe se me disa rite të besimit të krishterë, kufoma nuk mbante erë e keqe. Ajo ka treguar se në mars 2020 së bashku me nënën e saj kanë mbajtur agjërim duke mos ngrenë dhe nga ai moment, tregon Blerta, kufoma nisi të vinte erë.
Po ashtu ajo ka sqaruar se në banesën e saj kishte shkuar halla dhe tezja, por ato nuk treguan për Anisën, ndërsa i kishin thënë se ajo ishte shtrirë në dhomën tjetër.
34-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, duke ndërruar më pas jetë. Ndërkohë që nëna ndërroi jetë në datën 2 korrik 2020, edhe ajo duke agjëruar. Ajo tha se nëna e saj kishte rënë përtokë në gjunjë dhe kishte ndërruar jetë.
Në dëshminë e të resë del në pah dhe një tjetër detaj tragjik, ku ajo thekson se motra e saj para se të ndërronte jetë “ishte pushtuar nga djalli” dhe se për këtë shkak kishte pasur kriza nervore, por që asnjëherë nuk kishte shkuar në spital, por për të kujdesej vetë nëna dhe Blerta.
Mes të tjerash Blerta ka mohuar faktin se pas kësaj ngjarje, duke çuar në nxitje për t’u vetëflijuar, nuk fshihet Kisha Ungjillore, pasi sipas saj kishin 5 vite që ishin shkëputur dhe se kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.
LEXO EDHE: