Kronika

Blerta Josifi nuk predikon më ritin, pas daljes nga spitali po konsumon ushqim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 06/08/20 |
mapo.al

E mbijetuara e vetme familjes Josifi në Kombinat, nuk predikon më ritualet e çuditshme që i morën jetën nënës dhe motrës së saj.


E mbetur e vetme nga tragjedia, Blerta Josifi po i rikthehet normalitetit. Pas daljes nga spitali, MAPO ka mësuar se 34-vjeçarja po konsumon ushqim. Ndërsa të afërmit shprehen se ajo madje ka shtuar në peshë dhe është në gjendje të mirë pas daljes nga spitali psikatrik.


“Tragjedia e Kombinatit”
Një muaj më parë opinioni publik u shokua nga ajo që u quajt “tragjedia e Kombinatit”. Dy pjesëtare të një familje, nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, dhe vajza e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, u gjetën të vdekura. Ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi u gjet në gjendje kritike për jetën.


Ngjarja mori përmasa akoma më tragjike pasi rezultoi se Anisa Josifi kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj. Ekspertët konstatuan paraprakisht shenja mumifikimi në trup për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë.


Apo besonin te ringjallja dhe kishin nisur një ritual duke moskonsumuar ushqim dhe mospirë ujë. Pas vdekjes, nëna dhe dy vajzat besonin te ringjallja, duke përmbushur kështu “ditët e zotit”. I paqartë mbetet sekti fetar që indoktrinoi familjen e varfër nga Përmeti.

Mallkimi i ndoqi në Tiranë
Disa vite më parë edhe kryefamiljari, Lluk Josifi, ishte vetëflijuar në Përmet duke u hedhur nga pallati. Motiv për ngjarjen u konsideruan problemet shëndetësore të viktimës dhe varfëria. Disa vite më pas kësaj ngjarjeje u shpërngulën në Tiranë. Mësohet se familja nuk kishte lidhje me sektin fetar kur banonte në Permet, por më pas “tragjedia” i ndoqi në Tiranë.


Etiketa: , , , , ,

Pas