Disa persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, në saj të një operacioni të gjerë anti-drogë. Sipas informacioneve paraprake, FNSH, RENEA dhe Policia e Shtetit kanë blinduar Vlorën. Nën fokusin e kontrolleve ka qenë zona e Skelës.
Deri më tani, janë kontrolluar disa banesa dhe automjete të shumë personave të cilët dyshohet se merren me trafik droge. Burime për mediat, bëjnë me dije se nësër do të ketë një komunikatë nga policia mbi rezultatet e operacionit.
LEXO EDHE:
Arrestohet i riu në Vlorë, iu gjendën thasët me 12 kg kanabis