Aktualitet

Blinken drejt Francës për të rigjallëruar aleancën Transatlantike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 04/10/21 |
mapo.al

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka udhëtuar drejt Francës, vizita i tij e parë në këtë vend pas arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar trepalëshe në fushën e sigurisë, mes Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUS), marrëveshje që rriti tensionet mes aleatëve transatlantikë.






“Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologun francez për të vazhduar bisedimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Francë për një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë në rajonin e Indo-Paqësorit, krizën klimatike, rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e COVID-19, si dhe marrëdhëniet transatlantike. Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu tek bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët tanë për të trajtuar sfidat globale, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.


Ekspertët presin që zoti Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën dhe do ta përdorë këtë vizitë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Parisit.

Lexo edhe :  Blinken uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: SHBA do t’ju mbështesë






Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), planifikuar të mbahet në datat 5 dh 6 tetor, gjatë të cilit do të përkujtohet edhe përvjetori i 60-të i organizatës.




Zoti Blinken do të zhvillojë dhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. Franca do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2022.



1


Etiketa: ,

Pas