Aktualitet

Bllokimi i 550 ton naftë në Ballsh, Rama: E patolerushme






               Publikuar në : 15:56 - 21/08/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për naftën e bllokuar sot në Ballsh, e cila ishte jashtë standardeve të cilësisë. Kreu u qeverisë ka theksuar  se ky sektor është në shënjestrën e qeverisë me aksionin e saj kundër informalitetit, duke vënë theksin se asnjë subjekt, i madh ose i vogël nuk do të shpëtojë pa kaluar në “sitë”.


“KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patolerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit”, shkruan Rama.

 

Lexo edhe: 

Ballsh/ Bllokohen 550 ton naftë, cilësia jashtë parametrave


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas