Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, shoqërohet në polici një nga kontrollorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:38 - 07/04/21 |
mapo.al

Kontrollori i parë nga 80 punonjës që janë gjithësej në kullën e Rinasit është shoqëruar në polici. Raportohet se kontrollori që është shoqëruar është Muhni Mezini. Ai u përfol në media sot se ishte një nga punonjësit e stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Mezini është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit





Por çfarë po ndodh në Rinas?


Aeroporti i Rinasit prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin e Gjykatës, kërkojnë lirimin nga burgu



Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u uli pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.


Ministrja Balluku e cilësoi veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe pengmarrje me prapavijë politike, ndërsa pasditen e sotme dërgoi në Rinas ushtrinë dhe policinë për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas