Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje telefonike për mediat bëri të ditur se mes grupit të personave të cilët mbetën të bllokuar në Kanionet e Holtës, katër turistë janë shpëtuar, ndërsa për tre të tjerë vijojnë ende kërkimet
“Është një situatë në kanionet e Holtës ku vizitohet shpesh në fundjavë. Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t’u kontaktuar një djalë, një vajzë dhe një burrë rreth të 50-ave .
Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë” tha ai.
Lexo edhe: