Aktualitet

Bllokimi në Qafë Thanë, Spaho nxjerr video: Borëpastruese s`ka, Rama ka dështuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:18 - 14/02/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i PD për qarkun Korçë, Edmond Spaho ka publikuar një video nga Qafë Thana e cila prej orësh është e bllokuar tashmë dhe dhjetëra automjete presin në radhë.





Spaho thotë se nuk ka asnjë borëpastruese në Qafë Thanë, ndërkohë kujton se firmat kontraktuese paguhen 15 milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve.


Sipas tij, qeveria ka dështuar tashmë të sigurojë kalimin normal për makinat, ndërsa thekson se Shqipëria momentalisht në këtë situatë nuk krahasohemi dot as me Maqedoninë e Veriut.




Statusi i Spahos:


Ne Qafe-Thane gjithçka eshte bllokuar. Edhe pas 24 oresh nga nisja e reshjeve, qeveria ka deshtuar te siguroje kalim normal per makinat. Maunet jane bllokuar prane doganes. Borepastruese nuk ka, megjithese paguhen mbi 15 milione euro ne vit per mirembajtjen e rrugeve.

Lexo edhe :  Spaho: Në 25 prilli shqiptarët votojnë ndryshimin për të ardhmen europiane

Kjo qeveri na ka lene ne vendnumero, njesoj siç ka lene keto maune, njesoj siç la mbreme ne rruge mijera njerez ne te gjithe vendin. Nuk krahasohemi dot as me Maqedonine e Veriut, ku gelojne borepastrueset dhe rruga eshte lehtesisht e kalueshme.

8 vjet deshtime jane mjaft! Kjo qeveri na ka lene ne balte dhe ne duhet ta largojme! Ne 25 Prill, Edi Rama humb, Shqiperia fiton!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas