Kryesore

Bllokimi nga bora, Rama: Teoria e Andi Bushatit, ta hidhnim kripën 2 javë para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 16/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë në Rrashbull të Durrësit, ku i ka dhënë çelësat e shtëpisë së re një familje, e cila ishte mes të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.





Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë ftoi të zonjën e shtëpisë që të hynte e para në shtëpi.


Gjatë bashkëbisedimit me familjen, Rama nuk i kursye as batutat, ndërsa ka mbajtur në krah edhe një vogëlushe 2-vjeçare.





Mes të tjerash i zoti i shtëpisë ‘kritikoi’ Ramën pas akuzave të opozitës për situatën e krijuar nga moti i keq, ndërsa shtoi se ai duhet t’i vinte plastmase rrugëve.



Ndër të tjera i moshuari i dha dhe një këshillë kryeministrit, sa i takon këtyre akuzave.


PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-familjarëve: T’i hapim rrugën gruas njëherë, se unë me gratë e kam. Ti je kryesorja këtu.
Rama- i drejtohet 2-vjecares: Eja ti kingia këtu.

Lexo edhe :  Rama publikon video: Do t'ju kthej borxhin ku më futët në 25 prill

Kryefamiljarët: Të njeh. Sa herë del në televizor e thotë emrin tuaj.
Rama: Si e kam emrin unë?
Ndërhyn gjyshërit: Thuaj, ‘xhaxhi Edi’
Rama: Xhaxhi Edi është bërë si Ariu Silva. Por ta dish se gamorin se lënë as mizat.
Kryefamiljari: Ka dhe përteka i themi ne për mizat.
Rama: Se kemi me përteka, por me bindje
Kryefamiljari: Edhe ti ke qenë në gabim, ti kishe vënë plastmasë

Rama: E patë ça ndodhi në Athinë?! Në momentin kur ke stuhi, nuk janë aty makinat që persin borës, bllokohesh. Kur bie në Austri borë, rrinë presin me orë dhe me netë deri sa lirohen. Këtu këta që bërtasin, nxitojnë për pune. Nxiton Andi Bushati se ka punë. Teoritë ishin; po ju e dinit, pse se hodhët kripën 2 javë përpara.
Rama-kryefamiljarit: Ke ndonjë këshillë për mua?
Kryefamiljari: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!
Rama: E bukur kjo (qesh)

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas