Rihapja e pjesshme e tregjeve në zonat që janë të kuqe në Itali, ka bërë që të shpërthejnë protestat.
Operatorët e tregut, pronarët e bareve dhe restoranteve si dhe pronarët e palestrave dhe qytetarët e thjeshtë, po protestojnë kundër qeverisë, pasi janë bërë 5 javë që janë zonë e kuqe duke u bllokuar kështu aktivitetin e bizneseve.
Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud.
Kjo ka sjellë një kilometër trafik ku shumë makina dhe kamion kanë mbetur varg në radhë në A1 Milan-Napoli midis kryqëzimit me A16 Napoli-Canosa dhe Caserta Sud në drejtim të Romës.
Gjithashtu trafik është krijuar dhe në De Luca për shkak të protestave kundër masave të Covid.