Përgjatë dy ditë ditëve do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë Thanë-Pogradec-Korçë.
Gjatë ditës së sotme do të bllokohet trafiku nga ora 15:30-18:30, ndërsa nesër nga 11:30-14:30.
Arsyeja e bllokimit është zhvillimi i Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë, i cili organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik Shqiptar.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet.
Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.