Turistët përjetojnë momente tmerri. Ata shkuan për të parë pamjen mahnitëse të maleve Shivalik në Indi, por diçka nuk shkoi mirë.
Papritur teleferiku ndalon dhe shumë kabina mbetën në ajër. Në këtë rast e vetmja zgjidhje ishte që turistët nisën të zbresin me një litar, duke rrezikuar jetën në qindra metra lartësi.
Më litar zbriten më të fuqishmit, një prej tyre duket edhe në një video të bërë virale në internet.
Vlen të theksohet se mes turistëve kishte edhe fëmijë të cilët, qëndruan disa orë para se të mbërrinin grupet e shpëtimit t’i ndihmonin. Ata përdorën një tjetër teleferik për të shpëtuar turistët.