Aktualitet

Bllokoi rrugën pas varrimit të Kacifas, greku ndalohet në kufi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 03/08/19 |
mapo.al

I refuzohet hyrja në Shqipëri, Kostas Dhimitropulos, një prej ekstremistëve grekë të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas, i vrarë nga RENEA në shkëmbim zjarri.






Kostas Dhimitropulos është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij. Mësohet se autoritetet i kanë dhënë Dhimitropulos edhe një shkresë që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.


Ai është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare për shkak se kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.










Shkresa që i ndalon hyrjen në Shqipëri ekstremistit grek



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas