Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit e zonës së Astirit, të cilët kundërshtuan mes thirrjeve projektin e “Unazës së Re”, i cili parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.
Nga të dhënat e para nuk dihet ende numri i të shoqëruarve drejt komisariatit nr.6, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.
Banorët e Astirit prej 11 ditësh protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave të tyre, ndërsa tregojnë se urdhri për të lënë shtëpitë nuk ka qenë i njoftuar në kohë.
Me pankarta në duar dhe mes thirrjeve : Jemi qytetarë nuk jem i shpellarë, poshtë hajdutët”, ata kërkuan që pushteti të mbajë duart larg prishjes së shtëpive të tyre. Në shenjë revolte ata dogjën edhe flamurin e Rilindjes, flamur të cilin e përdori në fushatë partia Socialiste./BalkanWeb/