Aktualitet

Blushi- Ballës: Kandidatët e Presidentit s’janë dënuar për drogë






               Publikuar në : 17:25 - 12/09/19 |
mapo.al

Presidenca ka replikuar me kreun e grupit të PS, pasi Parlamenti rrëzoi kandidaturën e tretë të Presidentit, Meta për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, në një reagim në “Facebook”, shkruan se Balla ka të drejtë që i quan kandidaturat e Metës të papërshtatshme, pasi asnjëri prej tyre nuk ka qenë i dënuar jashtë vendit për trafik droge.


“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Kujtojmë që Petraq Milo është kandidati i tretë i rrëzuar nga mazhoranca. Më herët Meta ka propozuar për në krye të KLSH-së emrat e Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.


Etiketa: , , , ,

Pas