Kryesore, Politika

Blushi: Edi Rama, pengmarrës i Reformës në Drejtësi

Mosdekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shkaktuar një sërë preagimesh, deklaratash e kundëpërgjigjesh.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këshilltari për Mediet i Presidentit Meta, Tedi Blushi, shprehet se: “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.

Ai shkon më tej teksa akuzon kryeministrin Edi Rama si pengmarrës i Reformës në Drejtësi.

“Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”, – shkruan Blushi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas