ShowBizz

Bluza e palarë e princeshë Dianës, në ankand për mijëra dollarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:56 - 23/11/21 |
mapo.al

Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997 në një aksident të rëndë automobilistik. E megjithatë, figura e saj mbetet po aq e dashur dhe e rëndësishme sa në kohën kur ishte gjallë. Kjo gjë konfirmohet më së miri nga shitja në ankand e një bluze sportive për 53.532 dollarë.






Kjo vlerë e përftuar, e cila do të shkojë për bamirësi, ishte e madhe për faktin se nuk është larë asnjëherë. Bashkë me të është dhuruar edhe shënimi i lënë nga vetë princeshë Diana, si dhe një letër shpjeguese e instrukturores së palestrës dhe mikeshës së saj, ku rrëfen se Diana e urrente vëmendjen e madhe dhe se për këtë arsye bënte veprime që supozohej të ulnin interesin e mediave.


Bluza që u shit në ankand futet pikërisht në vazhdën e veprimeve të sipërpërmendura. Për t’i bërë mediat që të mos i kushtonin më rëndësi dhe si rrjedhojë të ndalonin fotografitë, ajo e vishte atë rregullisht kur shkonte në palestër.










16




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas