Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Bluzat e bardha janë paragjykuar”/ Pipero: Ja çfarë do mbaj mend nga kjo pandemi

by mapo.al
10/04/2020
in Aktualitet, Kronika
0

Prej më shumë se një muaji, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij është në vijë të parë në luftën ndaj Koronavirusit. Mjeku i mirënjohur gjithashtu thuajse përditë është pjesë e mediave, duke i dhënë përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Ndaj ne vendosëm që në këtë intervistë ta pyesnim Piperon për të përditshmen, batutat brenda Infektivit, por edhe vendimet e vështira që mjekëve iu duhet të marrin.



Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku flet edhe për ditët e tij, kur mbyll punën në spital. Vrapimi, leximi, shoqërojnë orët e mbetura, gjithnjë i rrethuar me shqetësimin e familjarëve për të.

Prej më shumë sesa një muaj Koronavirusi ka qenë kryefjala e ditëve tona, si ka qenë ky muaj për ju?

Ka qenë një muaj me një eksperiencë krejt të veçantë, nuk i ngjan as një muaji tjetër të gjithë muajve dhe viteve të mia si mjek. Ne kemi përjetuar shumë epidemi dhe pandemi, as njëra nuk ka qenë si kjo, në të gjitha aspektet, virus me shumë të pa njohura, me shumë frikë, me shumë panik, virus që të lë në vetminë tënde qoftë si individ, qoftë si shtet, qoftë si i shëndoshë dhe qoftë si i sëmurë.

Madje për ata që kanë fatin e keq ta humbasin betejën me COVID-19, edhe vdekjen dhe varrimin e kanë në vetmi. Puna jonë si mjek mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar, veçanërisht në fillimet e pandemisë, sidomos përballë një virusi ndaj të cilit ende nuk kemi një ilaç dhe një vaksinë.

Virusi ka ndryshuar jetën e të gjithë shqiptarëve, po jetën tuaj si e ka ndryshuar?

Njëlloj si jetën e gjithë qytetarëve, veçse unë jam i lirë të shkoj në punë, por jam i izoluar kur kthehem në shtëpi!

Si është situata brenda Infektivit, a ka “pushim” kjo luftë brenda, batuta apo të qeshura mes stafit dhe të sëmurëve?

Jeta është e çuditshme, shkojmë me merakun si do i gjejmë të sëmurët, si janë kolegët, a mos po mungon ndonjëri. Bëjmë mbledhjen, ndahen detyrat dhe pastaj organizimi i vogël i përditshëm i punëve, pavjon, vizitë e të sëmurëve, vlerësim i gjendjes së tyre shëndetësore, shumica janë të moshuar, të gjithëve ju mungojnë të afërmit, një pjesë me gjendje kritike për jetën, marrim shpesh vendime shumë të veshtira, por të nevojshme, kthehemi sërish e diskutojmë, e nuk mungojnë edhe batutat ndonjëherë dhe të qeshurat që shpesh priten edhe në mes. A po jemi bërë shumë më të afërt me njëri-tjetrin.

Besoj se këtë muaj keni marrë mesazhe dhe pyetje pafund, kush është pyetja më e çuditshme që ju kanë bërë përgjatë këtyre ditëve?

Pyetja më e vështirë për t’ju përgjigjur ka qenë dhe mbetet “kur do mbarojë epidemia”. Të çuditshme ka pasur dhe ka shumë, më mirë të mos i përmend.

Si është situata në familjen tuaj, po ata çfarë këshillash ju japin ju, duke qenë se jeni në vijë të parë?

Përgjithësisht në ankth, si do shkojë dita sot, a mos je infektuar, kemi merakun tënd, mos na e sjell virusin në shtëpi etj etj. Pra gjithçka rreth virusit. I kemi harruar gjithë të tjerat.

Keni frikë mos infektoni veten apo familjarët. Jashtë mureve të spitalit, si kujdeseni për veten?

Mjaft e vështirë të jesh i sigurt se nuk do të infektohesh, jemi shumë të ekspozuar. Mund të bëjmë gabime, qoftë edhe një gabim i vogël kushton shumë shtrenjtë.

Pasi mbaroni orarin në spital, si vijon dita juaj? Dilni nga shtëpia, a merrni leje kur dilni?

Jo nuk marr leje, ne mjekët e kemi lejen në “xhep” por natyrisht duke respektuar normat e distancimit social. Dal nga puna, kthehem në shtëpi, bëj një orë e gjysmë vrap çdo ditë në pyll, pastaj lexim i çdo artikulli që më vjen për COVID-19.

Sa më shumë lexoj aq më pak di më duket, disa komunikime në media për situatën klinike dhe epidemiologjike, konsiderata dhe opinione për ecurinë e epidemisë,në studio apo Skype, Skyp-i na shpëtoi, qindra e qindra mesazhe nga qytetarët të cilëve mundohem t’ju përgjigjem të gjithëve. Prapëe lexim dhe komunikim me kolegët. Gjumë shumë pak.

Duket se kjo pandemi solli edhe njëherë në vëmendje aftësinë e mjekëve shqiptarë. Mendoni se figura si ju, apo kolegët tuaj duhet të jenë në vëmendje të publikut më shpesh sesa në të tilla situata?

Mendoj se mjekët në veçanti dhe bluzat e bardha në tërësi janë paragjykuar shumë, perceptimi ka qenë i gabuar. Nuk e di sa dhe si e ka ndryshuar kjo pandemi, por mendoj se janë njerëzit me njerëzor dhe më vetëmohues në çdo situatë, kjo pandemi po e dëshmon më mirë çdo ditë. Sa e gjatë do jetë kujtesa pas epidemisë dhe sa i respektuar e vlerësuar do jetë mjeku dhe bluzat e bardha nga shoqëria apo politika, le t’ja lëmë kohës.

Kur e gjitha kjo të përfundojë, personalisht çfarë do t’ju mbeti në mendje nga këto ditë krejtësisht ndryshe që po jetojmë?

Nuk e di saktësisht se çfarë, di t’ju them se është një eksperiencë e pa shoq dhe një solidaritet i pa shoq, që nuk do më shqitet nga mendja kurrë!

Besoj se e keni parë se në rrjetet sociale konsideroheni gati gati një hero. Madje janë bërë dhe këngë për ju, meme, si i shihni këto krijime?

Mendoj se çdo kohë apo situatë evidenton ca vlera, njerëz, specialistë, politikanë etj. Ndoshta çdo kohë ka dhe heronjtë e saj, që për mua këtë radhë janë MJEKËT DHE INFERMIERET.

Tags: pandemipiperovështirësi

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Mjetet e Kristine Lagarde për të shmangur më të keqen

Mjetet e Kristine Lagarde për të shmangur më të keqen

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In