Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Veliterne, ku një makinë tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 persona janë plagosur. 2 personat janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, apo identiteti i personave të përfshirë në të. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po dokumentojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.