Një BMW e serisë 7 me logon e policisë turke është shfaqur në rrugët e Berlinit në Gjermani, duke shkaktuar jo pak frikë.
Sipas gazetës Bild, një javë pas vizitës së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, në kryeqytet është shfaqur makina e policisë speciale.
Njësia antiterror ‘Oezel Harekat’ ka namin e keq pasi shënjestron kundërshtarët e presidentit.
Deputeti berlinez, Hakan Tas tha se ka shumë njerëz që janë të shqetësuar pasi nuk e dinë se kush është brenda makinës.
“Nuk jam i qetë kur e di që një makinë e tillë është në rrugët tona,” tha ai.
Ende nuk dihet se kujt i përket makina. Policia thotë se do të reagonte nëse makina do kishte fenelina dhe personat brenda do mbanin uniforma.