Aksident i trefishtë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.
Një automjet tip ‘BMW’ e drejtuar nga Andi Mirdita, 22 vjeç me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur kështu me dy automjete të tjera, Benzi i drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe Wolswagen i drejtuar nga Kristina Allko.
Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.
Policia ne vendngjarje po punon per zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.