Aktualitet

Bob Dole nderohet në vendlindjen e tij në Kansas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:07 - 12/12/21 |
mapo.al

Ish-senatori Bob Dole u nderua të shtunën si njeriu më “i madh” i “brezit më madhështor” në shtetin e Kansasit, pas një udhëtimi të fundit në vendlindjen e tij.






Zyrtarët dhe ish-zyrtarë të zgjedhur nga të dyja partitë u mblodhën në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Russell të Kansasit, duke vlerësuar lart shërbimin ushtarak të zotit Dole në Luftën e Dytë Botërore gjatë të cilit ai u plagos rëndë, si edhe karrierën e shquar politike që pasoi rimëkëmbjen e tij.


Ceremonitë për nder të tij filluan me homazhe publike pranë arkivolit të tij dhe një shërbim përkujtimor në një kishë katolike në Russell, një qytet i vogël rreth 386 kilometra në perëndim të Kansas City, ku ai u rrit gjatë Depresionit të Madh.







Një tjetër ceremoni përkujtimore do të pasonte në pasditen e së shtunës në kryeqytetin e shtetit Topeka, ku zoti Dole shërbeu për një kohë të shkurtër në Dhomën e Përfaqësuese të Kansasit në vitet 1950.




Mes zyrtarëve që bënë nderime ishin guvernatorja demokrate Laura Kelly, dy senatorët republikanë të Kansasit, Roger Marshall dhe Jerry Moran, dhe ish-senatorët republikanë Pat Roberts dhe Nancy Kassebaum Baker.



Ish-Senatori Dole vdiq të dielën e kaluar në moshën 98-vjeçare pasi shërbeu gati 36 vjet në Kongres dhe kandidoi si republikan për postin e presidentit në vitin 1996.

Guvernatorja Kelly tha në një fjalim në vendlindjen e zotit Dole se Russell ishte vendi ku ishin rrënjët e tij.

“Ndërsa mblidhemi këtu sot për të përshëndetur birin më të dashur mes bijve të shtetit tonë dhe më të madhërishmin e Brezit më të Madh, ne ndalemi për të reflektuar me mirënjohje të madhe mbi domethënien që ka jeta e Bob Dole për Kansasin dhe banorët e tij, për vendin tonë dhe botën”, tha zonja Kelly.

Ajo shtoi se “është e vështirë të imagjinohet Kansasi pa Bob Dole.”

Dole u nderua gjithashtu të premten gjatë një shërbimi në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit si një senator që mund të bënte politikën e partisë së tij republikane duke mbetur i civilizuar dhe si një patriot, i cili me vendosmëri u shërua nga plagët e rënda që mori gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali, në 1945. Ai kishte talentin për të arritur kompromise dhe një mprehtësi të veçantë, që shpesh e përdorte në batuta si kundër të tjerëve ashtu edhe vetes.

Në ceremoninë në Katedrale foli edhe Presidenti Joe Biden. Një tjetër homazh u mbajt në Memorialin e Luftës së Dytë Botërore në Uashington, ku foli edhe aktori Tom Hanks.

Dole do të varroset në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, por arkivoli i tij u dërgua në vendlindjen e tij të premten për homazhe.

U.S. President Joe Biden and first lady Jill Biden place their hands over their hearts as casket of former Sen. Bob Dole, who died on Sunday, is moved by a military joint forces bearer team, during a congressional ceremony to honor Dole, who lies in state

Ndërsa të enjten, personalitete të larta të Uashingtonit u mblodhën në Kongresin amerikan për të nderuar Bob Dole, i cili vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare nga kanceri në mushkëri.

Trupi i Bob Dole, një senator republikan i Kansasit që shërbeu për dekada dhe një kandidat presidencial në vitin 1996, do të qëndrojë në kupolën e Kapitolit deri të premten. Ai është personi i 33-të të cilit i bëhet ky nderim.

“Robert Joseph Dole e ka vendin këtu, në këtë tempull të lirisë dhe tempull të mundësive. Bob Dole e donte këtë Kongres”, tha Presidenti Joe Biden gjatë ceremonisë.

Dole u plagos rëndë në Luftën e Dytë Botërore. Dora e tij e djathtë u bë e paralizar nga një dëmtim në fushëbetejë nga të shtënat e gjermanëve në Itali. Ai kaloi vite duke përshëndetur votuesit dhe zyrtarët e Uashingtonit me dorën e majtë, ndërsa shtrëngonte një stilolaps në dorën e djathtë për të dekurajuar njerëzit të bënin një shtrëngim normal duarsh.

Në jetën politike, Dole ishte shpesh në mosmarrëveshje me republikanët më konservatorë, por për më shumë se tre dekada ai ishte pjesë e zyrtarëve më të lartë të partisë. Ai shihej në Uashington si një politikan pragmatist.

Dole kundërshtoi shumë nga programet “Shoqëria e Madhe” të Presidentit Lyndon Johnson, por mbështeti Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 dhe Aktin e të Drejtave të Votimit të vitit 1965.

Në fillim të viteve 1970, Dole ishte kryetari i partisë republikane, ishte kandidat për nënpresident së bashku me kandidatin presidencial Gerald Ford në vitin 1976 i cili humbi garën për një mandat të plotë. Bob Dole mbajti role drejtuese në Senat.

Funerali i Bob Dole do të mbahet të premten në Katedralen Kombëtare. Ajo do të jetë një ceremoni private dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Memorialin e Luftës së Dytë Botërore.

VOA & AP

1



Pas