fbpx

Aktualitet

Boçi: Sadri Abazi hoqi shpejt katet pa leje të pallatit në Durrës





               Publikuar në : 17:08 - 03/12/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi denoncon Sadri Abazin, deputet i PS, se ka hequr me urgjencë dy kate pa leje te pallati i tij në Durrës, me qëllim që të fshehë provat e krimit. Boçi theksoi se Abazi duhet hetuar, por se grupi i hetimit ka frikë të ushtrojë detyrën, duke qenë se është një njeri pranë Ramës.


“Tërmeti ka shkaktuar shkatërrim në Durrës. Duket qartë se në një pallat, dy kate janë rrënuar, të cilat ishin pa leje. Këtu kemi të bëjmë me ndërtim abuziv, pasi në raport me ndërtesat e tjera është shumë rëndë , është ndërtuar pa leje. Unë mendoj se në retorikën e kryeministrit, mungon fakti se ai vetë dhe deputetët e tij janë autorët e parë të krimeve ndërtimore në Durrës. Dy kate zhduku dy kate në krye të ndërtesës, për të fshehur provat. Është pallati i Sadri Abazit, ku ka ndërtime pa leje. Investigimin ta bëjë Prokuroria. Pa leje kanë qenë se u veprua shpejt që të zhduken. Pallati është afër pistës “Iliria”. Janë dhënë leje ndërtimi abuzive në Durrës. Të gjithë banorët e dinë këtë informacion që po them unë”, tha Boçi.



Luciano Boçi vlerësoi se banorët e dinë se dy kate janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.


“E kam vënë në dijeni z. Abazi sepse këtë gjë e bëra lajm sepse përbën lajm. Të gjitha strukturat që merren me këtë gjë, duhet të merren me Abazin, për krime ndërtimore. Dëmtimet mua m’u duken të rënda, të karakterit strukturor. Banorët janë ankuar, sepse ngjitur ishte një ndërtim tjetër, e cila po ashtu ka pësuar dëmtime. Pallati është i një personi shumë afër Ramës”, u shpreh Boçi./ News 24


Etiketa: , , ,

Pas