Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sonte në “Opinion” se partia që ajo drejton nuk ka lidhje me bojën që iu hodh sot Ralf Gjonit. Kujtojmë se z. Gjoni mori mandatin e deputetit nga lista e LSI-së për Tiranën. Teksa i drejtohej parlamentit, një person e qëlloi me bojë në të kuqe.
Kryemadhi i hodhi shigjetat diku tjetër duke bërë edhe diversion mes socialistëve. Ai tha se Gjoni para se të aderonte në LSI ka qenë pjesë e Mjaft-it bashkë me Erion Veliajn dhe Endri Fugën.
Pyetje: Kjo që ndodhi me z. Gjoni, a ishte një gjest i LSI-së, apo ndonjë reagim e ndonjë militanti individual? Pra, ishte e koordinuar apo ishte gjest?
Kryemadhi: Unë i kam duart e pastra, por është ajo që tha dhe z. Shehi që Rama për t’i bërë eksponentë që të flasin dhe për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij prej disa ditësh në Shqipëri, mendoj që mund të jetë edhe një skenar i realizuar prej tij. Dhe të mos harrojmë që z. Gjoni është edhe një nga kundërshtarët kryesorë të Erion Veliajt, Endri Fugës, dhe gjithë grupit tjetër në ‘Mjaft’. Kështu që unë mendoj që mund të jetë diçka e realizuar nga pala tjetër, ose mund të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë e z. Gjoni me elektoratin e tij.