Kryesore

Bojkoti i kampionatit, Rama-Ligës së Futbollit: Shantazhi me mua nuk funksionon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 29/09/20 |
mapo.al

Gjatë konferencës për shtyp nga Kryeministria, shefi i qeverisë Edi Rama foli edhe mbi bojkotin e kampionatit kombëtar të futbollit dhe kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit.


Sipas Ramës, ata janë ent i pavarur nga qeveria dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.


“Habitem që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojkoti”, tha Rama.


Përgjigja e plotë e kryeministrit për Ligën Profesioniste të Futbollit:


“Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë iniciativa si s’ka bërë askush më parë. Kjo nuk funksionon, jemi dakord që për një periudhë starti pa taksa për të formalizuar taksat, ne e dimë që futbollistët s’paguhen 230 mijë lekë si pastruese dhe marrin shumë më tepër, marrin mijëra euro dhe nuk mundet dot t’u themi që për 10 vjet s’keni taksë në një botë ku Messi dhe Ronaldo përfundojnë në gjykatë për taksat.


Patjetër një lehtësi fillestare, një TVSH 6% për investimet në sport, historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube parat që i detyrohen shtetit si pronarë të aktiviteteve të tjera nuk kalon, as historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë, jemi gati për të gjitha por ka ardhur koha që mbështetja e bashkive direkte për klubet profesioniste të kalojnë në mbështetje për sportin, fëmijët.

Habitem që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojkoti. Mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, ata me qeverinë thjeshtë duhet të bashkëpunojnë, nuk kemi detyrime ndaj futbollit profesionistë, nëse mendojnë që mund ta mbajnë futbollin me ngastra ku hidhet top, e nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë janë të pavarur, por jo me ne”, tha Rama.

Kampionatet kombëtare të futbollit duhet të nisnin më 12 shtator por ende edhe sot nuk ka asnjë sinjal për rikthim në fushë pa plotësimin e 4 kërkesave që ata i kanë parashtruar qeverisë.

4 kërkesat e LPF:


Etiketa: ,

Pas